Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Talenti i Xhenoas Piatek vendos rreth të ardhmes, ja ku do të luajë

Talenti i Xhenoas Piatek vendos rreth të ardhmes, ja ku do të luajë

13:02, 31/12/2018

Genoa është në presion të madh para afatit të janarit.

Genoa rrezikon ta humbet Krzysztof Pi?tek, por që presidenti i skuadrës, Enrico Preziosi, ka bërë të ditur se ata nuk do ta shesin lojtarin në këtë afat.

Sulmuesi polak është prapa Cristiano Ronaldos me vetëm një gol në Serie A, andaj shumë klube e duan  atë, por skuadra italiane nuk dëshiron ta shet atë.

“Askush nuk do të lëvizë deri në qershor,” i tha Preziosi Il Secolo XIX.

“Kemi nevojë për [Christian] Kouame, Pi?tek dhe [Gaston] Ramirez. Deri tani ka pasur shumë biseda, por asnjë ofertë nuk ka ardhur “.

Preziosi pastaj vazhdoi të diskutonte për transferimet potenciale.

“Ne kemi nevojë për një disa lojtarë në mesfushë, dhe ne kemi bërë një ofertë për [lojtarin e Empolit] Krunic.

“Stefano Sturaro është një ide që kemi dhe jam i bindur se mund të vijë. Ai do të na kushtojë pak, por ai është një investim.

“Ai nuk do të jetë gati për një muaj apo dy, sepse ai ka një problem me një lëndim, por ai dëshiron të rifillojë me ne”, ka shtuar më tej presidenti i genoas.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco