Lazio ndalet në barazim, Roma fiton 3 pikë të çmuara

Lazio ndalet në barazim, Roma fiton 3 pikë të çmuara

18:06, 29/12/2018

Lazio nuk mori më shumë se barazimi 1-1 në “Olimpico” ndaj Torinos, duke i dhënë mundësi Romës që të renditet vetëm dy pikë më pas në klasifikimin e Serisë A.

Andrea Belotti realizoi me 11-metërsh golin e avantazhit të përkohshme të torinezëve në fund të pjesës së parë, ndërsa Milinkovic-Savic barazoi në të 62-ën.

Bardhekaltrit ushtruan presion të vazhdueshëm për të gjetur golin e fitores, pa mundur të tundin për herë të dytë rrjetën e Sirigu. Të dyja skuadrat e mbyll ndeshjen me nga 10 lojtarë, pas ndëshkimit të Marusic dhe Meite me kartonë të kuq.

Ndërsa në krahun tjetër, Roma përfitoi nga ndalesa e Lazios, duke triumfuar 0-2 në fushën e Parmës me dy gola të shënuar në pjesën e dytë nga Cristante dhe Under.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco