Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Bologna-Lazio, sfida e vëllezërve Inzaghi. Njëri rrezikon shkarkimin

Bologna-Lazio, sfida e vëllezërve Inzaghi. Njëri rrezikon shkarkimin

19:59, 25/12/2018

Një ndër sfidat më interesante në kampionatin italian që do të zhvillohen në mesjavë është ajo midis Bolognas dhe Lazios.

Kjo sfidë do të vendos përballë dy vëllezërit Inzaghi dhe mund të jetë fatale nëse njëri prej tyre do të humbasë ndeshjen.

Pipo nuk po bën mirë këtë sezon dhe në qoftë se e humbet ndeshjen e nesërme kjo mund të sjellë shkarkimin nga skuadra bolonjeze.

Ndryshe nga ai, Simone është mjaft komfort dhe shkon në këtë transfertë për të marrë tre pikët e radhës, edhe pse mund të sjellin shkarkimin e vëllait të tij të madh.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por shpresoj që më i miri të fitojë. Në stadium do të jenë prindërit dhe fëmijët tanë, ndaj besoj se do të arrijmë të dhurojmë një ndeshje të bukur. Duhet të bëjmë maksimumin, pasi këto sfida fitohen vetëm me anë të një paraqitje perfekte”, është shprehur Filippo Inzaghi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco