Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Keita Balde i bën thirrje Interit: Më bleni!

Keita Balde i bën thirrje Interit: Më bleni!

19:55, 24/12/2018

Erdhi tek Interi në fund të merkatos së verës, si i huazuar nga Monaco, ndërsa Keita Balde nga java në javë po përmirëson nivelin e tij të lojës në skuadrën zikaltër.

Sulmuesi anësor senegalez ka luajtur në 13 takime me skuadrën e Spallettit, duke shënuar edhe 3 gola, por vlen të theksohet se shumicën e këtyre ndeshjeve i ka nisur nga stoli rezervë, për t’u hedhur në fushë si zëvendësues.

Megjithatë në një intervistë të dhënë për mediat italiane, Keita Balde i ka idetë e qartë për të qëndruar në kampionatin italian, ndërsa këshillon edhe klubin zikaltër që ta blejë, duke shpjeguar edhe arsyet pse.

“Interi duhet të më blejë, pasi do të bënte një biznes të vërtetë. Kam shumë entuziazëm, ashtu si presidenti ynë, për ta çuar sa më lart këtë skuadër, ndaj jam gati të jam më të mirën për klubin. Më vjen keq për eliminimin nga Championsi, por tani duhet të shohim përpara dhe të synojmë triumfin në Europa League”, deklaroi senegalezi.

Interi ka marrë në huazim sulmuesin, ndërsa gëzon edhe të drejtën e blerjes në fund të sezonit, por për të bërë këtë, duhet të arkëtojë plot 30 milionë euro në arkat e klubit të Monacos, që disponon kartonin e Keita Balde.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco