Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

VIDEO/ Loris Karius e mbyll vitin e tersit me këtë gol të çuditshëm që pëson

VIDEO/ Loris Karius e mbyll vitin e tersit me këtë gol të çuditshëm që pëson

18:51, 24/12/2018

Kanë mbetur vetëm pak ditë nga ardhja e vitit të ri, por duket se ka një njeri në botë, që mezi pret të largohet 2018-a dhe ky është portieri gjerman Loris Karius.

Pas gafave që i kushtuan trofeun e Ligës së Kampionëve Liverpoolit, portieri gjerman u huazua te Besiktasi në kampionatin turk, për t’u rikthyer në formën më të mirë.

Por edhe këtu gabimet e ndoqën pas, sepse Karius u bë protagonist për keq në disa raste, ndërsa më e fundit ishte në ditën e djeshme, në sfidën Kasimpasa-Besiktas, që përfundoi 4-1 për vendasit.

Portieri gjerman pësoi një gol vërtetë të çuditshëm në atë që ishte ndeshja e fundit për vitin 2018 dhe natyrisht që për vitin e ardhshëm, duhet të urojë që të jenë mbaruar gafat, të cilat i janë qepur pas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco