Berisha e Gjimshiti mund të humbasin duelin me Cristiano Ronaldon

Berisha e Gjimshiti mund të humbasin duelin me Cristiano Ronaldon

17:35, 24/12/2018

Te Juventusi gjërat shkojnë mirë në fushë, por ndërkohë vijnë dy lajme të këqija.

Në pritje të transfertës së Bergamos, kundër Atalantës, është ndalur nga një tjetër dëmtim sulmuesi Federiko Bernardeski.

Një tjetër problem është edhe përplasja mes stafit mjekësor dhe Juan Cuadrados. Mjekët e Juves duan ta shmangin operacionin në gjurin e djathtë për kolumbianin, por në këtë mënyrë rikuperimi mund të kërkojë më shumë kohë.

Ndërsa futbollisti shtyn për operacionin, për të shpejtuar rikthimin në fushë. Diçka e tillë do të vendoset përfundimisht, pas ndeshjes me Atalantën.

Ndërkohë, transferta e Bergamos ndoshta mund të jetë ndeshja e duhur që Cristiano Ronaldo të lihet pushim.

Më saktë ai pritet që ta nisë nga pankina, ndonëse duke njohur portugezin dhe dëshirën e tij për të luajtur gjithmonë, gjithçka mund të ndodhë.

Në kampin tjetër, Atalanta do ta vuajë dyfish humbjen ndaj Genoas.

Kundër Juventusit, ata kanë humbur dy qendërmbrojtësit titullarë, Toloi dhe Palomino, për arsye kartonësh.

Kjo do të thotë se Berat Gjimshiti do të jetë titullar, edhe pse mund të mos “shijojë” duelin me Ronaldon.

Teksa Etrit Berisha natyrisht do të jetë në mbrojtje të kuadratit të Atalantës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco