Injorohet Messi, Rivaldo befason të gjithë: Ky lojtar meritonte ‘Topin e Artë’

Injorohet Messi, Rivaldo befason të gjithë: Ky lojtar meritonte ‘Topin e Artë’

19:20, 07/12/2018

Ish-fituesi i Kupës së Botës me Brazilin në vitin 2002, Rivaldo, e ka cilësuar të padrejtë garën për “Topin e Artë”, ku Luka Modric fitoi trofeun prestigjioz duke thyer në këtë mënyrë dominimin 10 vjeçar të Messit dhe Ronaldos.

Në një intervistë për mediat spanjolle, Rivaldo thotë se Cristiano Ronaldo e ka merituar “Topin e Artë”, ndërsa Messi sipas tij duhet të ishte pjesë e treshes së parë, shkruan "Mundo Deportivo", raporton SYRI.net.

 “Luka Modric pati një vit të shkëlqyer duke fituar Ligën e Kampionëve e duke arritur deri në finale të Kupës së Botës, por vota ime për “Topin e Artë” do të shkonte për Ronaldon”, ka deklaruar Rivaldo.

“Ronaldo dhe Messi kanë pasur performanca të shkëlqyera, kanë qenë vendimtar për skuadrat e tyre, dhe nuk ka pasur arsye të ndryshohet trendi. Messi e ka merituar të ishte pjesë e treshes së parë”, përfundoi ai.

Revista “France Football”, të hënën i ka dhuruar “Topin e Artë” mesfushorit kroat, i cili lë pas Cristiano Ronaldon, ndërsa Lionel Messi u rendit vetëm i pesti.

Syri.net / Oldi Mele

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco