Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

FOTO/ Në Meksikë tallen me Maradonën, i bëjnë karikaturë për sjelljen

FOTO/ Në Meksikë tallen me Maradonën, i bëjnë karikaturë për sjelljen

23:28, 02/12/2018

Diego Armando Maradona u bë protagonist në futbollin meksikan pas mbërritjes së tij në Dorados de Sinaloa në shtator 2018.

Legjenda argjentinase e futbollit nuk është bërë protagonist vetëm sepse po arrin rezultate të mira, duke e larguar ekipin nga fundi i renditjes dhe kualifikuar në play-off, por edhe për atë që bën pas ndeshjeve.

Sonte skuadra e tij do të luajë ndeshjen e dytë kundër San Luis, por, Maradona u përjashtua në takimin e parë dhe nuk do të jetë në stol.

Ish-kampioni i Botës u përjashtua pasi protestoi ndaj gjyqtarit në takimin e parë dhe për këtë tallen mediat meksikane, duke i bërë edhe një karikaturë.

Image

Gjithsesi, mungesa e Maradonës në stol (do ta ndjekë ndeshjen e dytë me San Luis) do të jetë një goditje për Dorados, e cila ka fituar takimin e parë 1-0 dhe do të synojë të ngjitet në elitën e futbollit meksikan.

Maradona ka ndryshuar gjithçka te Dorados, duke e renditur në zonën e “play-off”-it, edhe pse e mori skuadrën në vendet e fundit të klasifikimit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco