Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Allegri befason të gjithë: Ja kush e fiton Champions Leaguen

Allegri befason të gjithë: Ja kush e fiton Champions Leaguen

13:00, 27/11/2018

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri mendon se këtë sezon Barcelona meriton ta fitojë trofeun e Champions Leagues.

Trajneri italian ka thënë se skuadra e tij synon ta fitojë këtë trofe këtë sezon, por insiston se është në një garë të fortë me Barcelonën e cila sipas tij është favorite, shkruan SYRI.net.

 “Në Champions League duam t’i marrim gjërat hap pas hapi. Duam të kualifikohemi në mesin e 16 më të mirëve dhe të përfundojmë në vendin e parë në grup”, tha Allegri.

Atij i doli i saktë parashikimi i vitit të kaluar, pasi Real Madridi u shpall kampion, ndërsa këtë vit, Allegri mendon se Barcelona do të triumfojë.

“Barcelona është favorite për ta fituar këtë garë. Pastaj ka ekipe, përfshirë ne, me ambicie për ta fituar atë. Vitin e kaluar, thashë që Real Madridi ishte favorit. Këtë vit, mendoj se është Barcelona. Shpresoj që të gaboj këtë vit”, shtoi ai.

Syri.net / Oldi Mele

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco