Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Rummenigge flet për çështjen ‘James’: Do respektojmë kontratën, më pas...

Rummenigge flet për çështjen ‘James’: Do respektojmë kontratën, më pas...

13:37, 23/11/2018

Ditët e fundit në media është përfolur se James Rodriguez do të largohet nga Bajerni për tu rikthyer te Real Madrid.

Për të hedhur dritë mbi të vërtetën ka menduar, shefi ekzekutiv i bajernit, Karl-Heinz Rummenigge i cili theksoi se mesfushori kolumbian ka një kontratë të vlefshme me bavarezët deri në qershor të vitit 2019, shkruan SYRI.net.

"Në kontratë kemi një klauzolë që mund ta aktivizojmë deri në 15 qershor 2019. Jemi në nëntor dhe nuk ka kuptim të flasim që tani për këtë temë. Të gjithë në klub jemi të bindur që James Rodriguez është një futbollist i mrekullueshëm. Ne do respektojmë kontratë më pas do të shohim nëse do të arrijmë marrëveshjen mes dy palëve.", përfundoi ai.

Por në krahun tjetër James nuk po përshtatet me skemat e trajnerit Niko Kovac.

Syri.net / Oldi Mele

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco