Vjen lajmi që pritej, Spanja detyrohet të njohë Kosovën

Vjen lajmi që pritej, Spanja detyrohet të njohë Kosovën

18:56, 14/11/2018

Spanja akoma nuk e njeh Kosovën si shtete të pavarur, por qeveria spanjolle është detyruar të dorëzohet për sa i përket njohjes së saj në arenën sportive.

Qeveria spanjolle është dorëzuar pasi Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) e ka kërcënuar Spanjën nëse nuk garantojnë se do të lejojnë sportistët e Kosovës të garojnë të barabartë me shtetet tjera në garat ndërkombëtare të organizuara në territorin e këtij vendi, nuk do t’u japin organizimin e asnjë gare ndërkombëtare.

Nga një deklaratë e publikuar sot bëhet me dije se:

“IOC dhe Komiteti Olimpik i Spanjës dëshirojnë të shprehin publikisht kënaqësinë e tyre të thellë me vendimin e marrë sot nga Qeveria Spanjolle lidhur me pjesëmarrjen e sportistëve të Kosovës në garat ndërkombëtare në Spanjë. Me këtë vendim të komunikuar sot nga Ministria e Punëve të Jashtme, Bashkimi Evropian dhe në bashkëpunim me Josep Borrell, Qeveria e Spanjës do t’u sigurojë delegacioneve sportive të Kosovës të garojnë në Spanjë me vizën përkatëse dhe do t’i autorizojnë ata të përdorin simbolet e tyre kombëtare, himnin dhe flamurin në përputhje me protokollin olimpik”, thuhet në njoftimin e lëshuar për media nga IOC.

Kjo do t’u sigurojë spotistëve të Kosovës të marrin pjesë me kushte të njëjta më të gjithë sportistët tjerë të 206 Komiteteve Olimpike Kombëtare të njohura nga IOC, thuhet më tej në komunikatë.

IOC dëshiron të përmirësitë mirënjohjen e sinqeirtë me këtë vendim të miratuar nga Qeveria Spanjolle dhe mbështetur nga kryeministri, Pedro Sanchez.

Javën e kaluar, Qeveria e Spanjës vendosi të mos lejojë karateistët nga Kosova të garojnë me flamurin dhe himnin e tyre në kampionatin botëror të organizuar në Madrid.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani ka falënderuar Qeverinë e Spanjës për vendimin e marrë, duke shpresuar se edhe qeveritë tjera që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës do të marrin vendime të njëjta.

Po ashtu presidenti Hasani falënderon presindentin e IOC, Thomas Bach me bashkëpuntorët e tij, si dhe presidentin e KO të Spanjës, Alejandro Blanco dhe kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez.

/Syri.net/

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco