Januzaj: Nuk doja të ikja, por ja kush më largoi nga Manchester United

Januzaj: Nuk doja të ikja, por ja kush më largoi nga Manchester United

13:08, 14/11/2018

Adnan Januzaj ka thënë se ai asnjëherë nuk e ka kërkuar largimin nga Manchester United.

Lojtari me pasaportë belge dhe origjinë shqiptare ka deklaruar se Jose Mourinho ishte shkaku përse u largua nga “Djajtë e Kuq”, pasi portugezi sipas tij kërkonte lojtar me përvojë, shkruan "Goal", raporton SYRI.net.

 “Jose Mourinho nuk më dha mundësinë që ta tregoja veten te Manchester United”, tha fillimisht Januzaj.

“Ai kërkonte lojtarë me përvojë, por unë e di shumë mirë se mund të kisha sukses te Manchester United.

“Kualitet e mija e kanë dëshmuar që kur isha pjesë e skuadrës së parë. Kjo nuk ka rëndësi pasi jam i lumtur në Spanjë dhe po shijoj futbollin tim”, ka përfunduar lojtari i Real Sociedadit.

Syri.net / Oldi Mele

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco