Rooney rikthehet në ‘Wembley’ për ndeshjen e lamtumirës: Do jetë moment i veçantë

Rooney rikthehet në ‘Wembley’ për ndeshjen e lamtumirës: Do jetë moment i veçantë

20:12, 13/11/2018

Golashënuesi më i mirë i Anglisë, Wayne Rooney, thotë se do të jetë e çuditshme të luajë në “Wembley” në ndeshjen e lamtumirës për vendin e tij.

Rooney u tërhoq nga Anglia në vitin 2017, por do të luajë ndeshjen e 120-të në miqësoren ndaj Shteteve të Bashkuara ditën e enjte.

Ish-sulmuesi i Manchester United thotë se do të jetë krenar të zbresë përsëri në “Wembley”.

“Është diçka që po e pres me padurim. Zhvillova seancën e parë stërvitore të hënën dhe ishte e çuditshme t’i bashkoheshe lojtarëve në stërvitje. Kur të zbres në ‘Wembley’ do të jetë një moment i veçantë që do të më bëjë shumë krenar”, theksoi sulmuesi.

“Vendimi për t’u tërhequr nga Kombëtarja ishte i duhuri. Shihja lojtarët e rinj dhe mendova se kishte ardhur koha t’i jepja fund në mënyrë që edhe ata të kenë më shumë hapësira.

Momenti më krenar? Goli ndaj Zvicrës që theu rekordin, ishte një moment shumë i veçantë për mua”, përfundoi Rooney.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco