Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Milanit i duhet një sulmues, Pato gati të rikthehet

Milanit i duhet një sulmues, Pato gati të rikthehet

10:20, 09/11/2018

Milan po kërkon një sulmues të denjë, të paktën deri në fundin e sezonit.

Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, Leonardo nuk po qëndron duarkryq.

Objektivi i kuqezinjve është Aleksandër Pato. Braziliani 29-vjeçar ka treguar stabilitet në sezonet e fundit me Tianjin Quanjian në Kinë. Ai ka një kontratë deri në dhjetor 2019 dhe në 2 kampionatet e fundit ka shënuar 30 gola.

Klubi kinez do të tentojë ta bindë, por Milan është një dashuri e vjetër për të.

Rikthimi i Patos duket i mundshëm, pasi kuqezinjtë nuk do të shpenzojnë shumë për shkak të “Fair Play-t” financiar dhe sulmuesi nuk është nga ata që kushton shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco