U dëmtua në derbin me Milanin, ja sa do të mungojë Nainggolan

U dëmtua në derbin me Milanin, ja sa do të mungojë Nainggolan

13:33, 23/10/2018

Nuk është aq i rëndë sa u tha në fillim dëmtimi i Radja Nainggolan.

Mesfushori belg i Interit mund të rikthehet në fushë pas 2 javësh, pikërisht në sfidën e kthimit ndaj Barcelonës në Grupin B të Champions League që do të zhvillohet më 6 nëntor.

Edhe pse klubi zikaltër doli me një komunikatë ditën e hënë ku bëri me dije se dëmtimi i Nainggolan në derbin ndaj Milanit do të monitorohet javë pas jave duke lënë të kuptohet se futbollisti me origjinë indoneziane do të mungojë gjatë, sot mediat italiane japin lajmin e mirë për të gjithë tifozët zikaltër.

30-vjeçari ka marrë vetëm një goditje në kavilje dhe me shumë gjasa do të humbasë vetëm 3 ndeshjet e ardhshme të Interit, duelin ndaj Barcelonës në “Camp Nou” dhe takimet e kampionatit me Lazion e Genoan për të qenë gati për duelin e 6 nëntorit ndaj Barçës në “San Siro”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco