Starova: Ze Maria nuk është si shqiptarët, te Kukësi në vendin e dytë të heqin nga puna

Starova: Ze Maria nuk është si shqiptarët, te Kukësi në vendin e dytë të heqin nga puna

01:24, 18/09/2018

Për shumë vite ka parë Skënderbeun si rival kryesor për titullin kampion, por Sulejman Starova sot kishte vetëm fjalë të mira për korçarët për atë që kanë dhënë në fushën e lojës.

 “Skënderbeu në kryes ndodh se në një kohë shumë të shkurtër, Skënderbeu ka zëvendësuar trajnerin me një portier-trajner në fushë dhe Orgesi po e bën shumë mirë. Ai ka mbajtur bazën e lojtarëve, ka të rinj, po e bën gjithçka shumë mirë.

Me siguri ky trepikësh veçanërisht shërben për këto të rinj, është sinjifikativ për ta se tani mund të mendojnë të jenë seriozisht të fitojnë titullin”, tha në “Rubrika Sportive” ish-trajneri Starova.

Për reagimin e Dajës pas ndeshjes

“Trajneri flet ndrysh pas ndeshjes për mediat e për lojtarët. Pse, mendoni ju se Daja u thotë ‘luajtët të ngarkuar emocionalisht’ lojtarëve? Superndeshja ishte një blof sot, superndeshja ishte nga fusha e tifozët në tribuna, por jo nga loja”.

Për ndeshjen e sotme

“Kronika e ndeshjes ishte e varfër. Në minutën e 25 loja prodhoi vetëm 2 goditje nga këndi për Flamurtarin. Në minutën e 40 shtohen dy goditje nga këndi, Në minutën e 44, kishte vetëm atmosferë nga jashtë dhe impenjim. Skënderbeu eliminoi gjithë kundërshtarët e vet.

Pastaj ishte një gjuajtje nga jashtë në pjesën e dytë. Te goli fajin nuk e ka një person, por i gjithë ekipi, kur gjuajti Radas gaboi e gjithë skuadra. Nuk bëri gjë të madhe Skënderbeu dhe po mbrohej dhe ishte në zotërim të topit, kishte më shumë veprime Skënderbeu, ndërsa te Flamurtari kishim tre lojtarë të Dajës të izoluar në sulm. Tre mesfushorët e Flamurtarit nuk sulmonin, Hyseni dhe Deliaj ishin inekzisten, nuk kishte se si të shkonin në portë. Bushiç nuk kishte nga të merrte topin.

Lojtarët e Skënderbeu punuan me kokën poshtë, jo si Skënderbeu i rezultateve të mëdha, luajtën me shpirt. Bregu dukej se nuk donte të luante.

E krahasova me Flamurtarin e vjetshëm. Ndoshta është herët por gjithë kjo atmosferë, duhet të ndryshohen shumë gjëra. Nuk ka lojë, por se të gjithë kanë trajnerë të rinj, ka logjikën e vet që ka probleme. Por për Flamurtarin është një goditje shumë e rëndë”.

Për paraqitjen e Partizanit ndaj Laçit

“Partizani u duk i lehtë, sikur nuk ka besim se mund të dalë kampion me këtë skuadër, ka lojtarë të rinj. Edhe Laçi ka vënë emër, nuk është e kollajtë, se e dimë se si është në fushën e vet.

Duke u kujdesur me shumë për aspektin difensiv, Partizani krijoi pak raste. Mund të bënte më tepër, nuk pashë krahët të mbështetnin sulmin, të tre mesfushorët ishin difensiv. Pashë të larguar treshen e sulmit, kishte mundësi se ishte një penallti e mohuar.

Mendoj se Partizani nuk ka bërë një merkato të mirë në krahasim me kundërshtarët”.

Për situatën te Tirana

“Ze Maria është trajner i cili kishte shumë pikë mangët. Ai merr sa dyfishi i trajnerëve shqiptarë, që ka kontratë dyvjeçare, është paguar shumë dhe nuk i hyn gjemb në këmbë. Edhe po i hoqe, i merr lekët deri në fund. Kur e ka qepur kontratën ai nuk ishte në krizë. Nuk bëhen llogaritë në katër javë. Por Tirana ka luajtur mirë futboll.

Te Kukësi po je në vendin e dytë të heqin nga puna. Edhe Kukësi ka probleme me tifozët se nuk luan”. /vipsport.al/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco