Tronditet futbolli italian, futbollisti vret ish të dashurën dhe veten

Tronditet futbolli italian, futbollisti vret ish të dashurën dhe veten

14:28, 26/05/2018

Skuadra italiane Tuttocuoio është goditur nga një tragjedi mëngjesin e sotëm.

Sulmuesi i Tuttocuoio, nga Serie D e Italisë, Federico Zini, është gjetur i vdekur bashkë me ish të dashurën e vet. Ai dyshohet ta ketë vrarë ish të dashurën e më pas edhe veten, raportojnë mediat italiane.

Raportohet se ai kishte shkuar për ta vizituar ish të dashurën Elisa Amato në Prato dhe kishte tentuar ta bindte t’i kthehej atij.

Ajo kishte refuzuar, gjë që ka çuar në një përleshje mes tyre në rrugë pranë shtëpisë së saj, ku fqinjët e saj kanë dëgjuar të shtëna dhe e kanë thirrur policinë. Një makinë është parë duke u larguar me shpejtësi, me të cilën besohet se ai e ka bartur trupin e saj deri në një vend ku edhe ka kryer vetëvrasje.

Çifti u gjet në makinë pranë qendrës sportive në San Minato, afër Pisa.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco