VIDEO/ Përleshja e tifozëve pas ndeshjes Drita-Prishtina, ka të plagosur

VIDEO/ Përleshja e tifozëve pas ndeshjes Drita-Prishtina, ka të plagosur

10:42, 21/05/2018

Një grup tifozësh të klubeve të futbollit Prishtina dhe Drita janë përfshirë në një përleshje dje në Pejë, pas përfundimit të ndeshjes përcaktuese për titullin kampion të Kosovës.

Incidenti ndodhi në dalje të qytetit të Pejës, pas përfundimit të ndeshjes, e cila përfundoi pa gola, por që shpalli kampione Dritën e Gjilanit.

Në pamjet e siguruara nga KALLXO.com shihet një aksident, kur dy vetura përplasen duke rrezikuar njerëzit anash rrugës.

Më pas shihni reagimin e tifozëve dhe ndërhyrjen e policisë, teksa ka patur disa persona të lënduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco