Pas Italisë, Shqipëria U-16 mposht edhe një tjetër kundërshtar

Pas Italisë, Shqipëria U-16 mposht edhe një tjetër kundërshtar

21:12, 22/04/2018

Kombëtarja shqiptare e futbollit U-16 ka arritur të marrë një fitore të vlefshme për “UEFA Development U-16”.

Ndeshja u fitua ndaj Armenisë me rezultatin 2-0. Ky takim u luajt në orën 18:00 në San Marino.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç kanë bërë një paraqitje të kënaqshme. Golat u shënuan nga Sulovari në të 28’ dhe nga Kotrri në të 78-tën.

Përpara disa ditësh “të vegjlit” e Shqipërisë kanë arritur të mposhtin italianë me penallti.

Pas dy ndeshjesh, kuqezinjtë kryesojnë me 6 pikë, duke lënë pas Italinë.

Renditja

Shqipëria        6 pikë

Italia               4 pikë

San Marino     2 pikë

Armenia          1 pikë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

SG22/04/2018 23:43

Si ka mundesi te kene me dy ndeshje 5 pike?

Shto koment

Denonco