Higuain shpërthen ndaj kritikëve: Është e lehtë të flasësh nga kolltuku në shtëpi

Higuain shpërthen ndaj kritikëve: Është e lehtë të flasësh nga kolltuku në shtëpi

20:34, 14/02/2018

Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, shënoi dy gola në barazimin 2-2 me Tottenhamin, por dështoi të shënonte me penallti për 3-1. Kjo ka bërë që në fund të ndeshjes të gjitha kritikat të shkojnë në drejtim të tij nga tifozët e Juventusit.

Por, për këtë ka reaguar Higuain, i cili thotë se është shumë e lehtë të flasësh pas ndeshjes nga një kolltuk në shtëpi.

“Përshëndetje të gjithëve. Sa është e lehtë të flasësh pas ndeshjes nga një kolltuk në shtëpi. Deri sa ishte 2-0 gjithçka ishte perfekt, pas 2-2 të gjithë e ndërruan mendimin e tyre”, shkruan Higaun fillimisht në Instagram.

“Kjo nuk na intereson ne, sepse do të shkojmë në Londër për të fituar. Një përqafim për të gjithë që ia duan të mirën Juventusit”.

Higuain ka shënuar 20 gola këtë sezon për Juventusin në të gjitha garat.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>