Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa gjatë orëve të mesditës dhe pasdites do të ketë vranësira të pakta kalimtare, të cilat në disa zona mund të marrin intensitet mesatar.
Vranësirat do të jenë më të theksuara në malësitë e jugut dhe në relievet malore të lindjes. Në jug të vendit, ato pritet të shoqërohen me reshje shiu të dobëta, kryesisht nga mesdita deri në orët e pasdites.
Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi mesatare rreth 7 metra për sekondë, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore herë pas here do të arrijë deri në 14 metra për sekondë.
Sa i përket detit, valëzimi në Adriatik dhe Jon do të jetë nga 2 deri në 4 ballë, duke krijuar kushte përgjithësisht të favorshme për lundrim.
© SYRI.net