Pamje mahnitëse nga Meka, mbi 1.5 milion besimtarë nisin pelegrinazhin e Haxhit

Pamje mahnitëse nga Meka, mbi 1.5 milion besimtarë nisin pelegrinazhin e Haxhit

15:47, 25/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mbi 1.5 milion besimtarë myslimanë nga e gjithë bota janë mbledhur në Mekë për nisjen e Haxhit, një prej pesë shtyllave të Islamit.

Pamjet që vijnë nga Xhamia e Madhe tregojnë turma gjigante pelegrinësh teksa kryejnë Tawaf-in, ritualin ku besimtarët rrotullohen shtatë herë rreth Qabes, strukturës së shenjtë në zemër të Mekës. Kjo është një praktikë e vendosur nga Profeti Muhamed si shenjë bindjeje ndaj Zotit.

Ky ritual simbolizon dorëzimin e plotë ndaj Allahut dhe unitetin mes të gjithë besimtarëve, pasi të gjithë lëvizin së bashku rreth të njëjtës pikë qendrore. Pamjet me dron dhe momentet e lutjeve masive janë bërë virale edhe në rrjet, duke treguar atmosferën mbresëlënëse nga ky ritual.

Meka konsiderohet vendlindja e Islamit dhe profetit Muhamed. Ajo njihet si qyteti më i shenjtë i fesë muslimane. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco