Qytetarë me familjet e tyre, aktivistë dhe përfaqësues të shoqatave myslimane në vend, janë mbledhur në një tubim në mbrojtje të familjes dhe jetës. Me pankarta që përcillnin mesazhe pro jetës dhe familjes, ata bënë thirrje për mbrojtjen e familjes tradicionale, duke kundërshtuar axhendat që pengojnë linjën e familjes dhe vazhdimësinë e jetës.
Qytetarë me familjet e tyre, aktivistë dhe përfaqësues të shoqatave myslimane në vend, janë mbledhur këtë të diel në një tubim dhe marshim në mbrojtje të familjes dhe jetës. Me pankarta që përcillnin mesazhe pro jetës dhe familjes, të pranishmit vunë theksin në vlerat dhe mbrojtjen e familjes tradicionale, duke kundërshtuar axhendat që pengojnë linjën e familjes dhe vazhdimësinë e jetës.
Qytetarët, mes tyre të rinj e të reja, prindër e gjyshër bënë thirrje për mbrojtjen e fëmijëve dhe familjes tradicionale.
© SYRI.net