Banorët e Elbasanit sot protestë kundër bypass-it: Pa hyrje-dalje funksionale projekti nuk ka asnjë efekt për zonën

Banorët e Elbasanit sot protestë kundër bypass-it: Pa hyrje-dalje funksionale projekti nuk ka asnjë efekt për zonën

15:23, 24/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banorët dhe përfaqësues të disa fshatrave të zonës së Elbasanit do të zhvillojnë sot një protestë qytetare, më datë 24 maj 2026, në orën 17:00, tek Pazari i Gjove në Mjekës. Protesta vjen si reagim ndaj projektit aktual të bypass-it të Elbasanit, të cilin banorët e konsiderojnë të paplotë dhe pa funksionalitet real për zonën.

Sipas tyre, projekti nuk parashikon hyrje dhe dalje funksionale për aksin Elbasan–Cërrik dhe për fshatrat që preken drejtpërdrejt, duke e bërë bypass-in pa ndikim në jetën e përditshme dhe zhvillimin ekonomik të zonës. Banorët theksojnë se pa këto ndërhyrje, ata do të vazhdojnë të përdorin rrugët ekzistuese, pavarësisht investimit të ri.

Zona e prekur përfshin një aktivitet të rëndësishëm ekonomik dhe social, me prodhim bujqësor, biznese dhe fabrika aktive, si dhe destinacione me potencial turistik si Banjot Termale të Llixhave dhe zona e Gjinarit. Banorët thonë se projekti prek drejtpërdrejt mijëra qytetarë që lëvizin çdo ditë për punë, shkollë dhe shërbime.

Kërkesa kryesore e protestuesve është rishikimi i projektit dhe përfshirja e hyrje-daljeve funksionale, në mënyrë që bypass-i të ketë ndikim real ekonomik, social dhe zhvillimor për zonën dhe komunitetin lokal.

Image

Njoftimi:

Banorët dhe përfaqësues të disa fshatrave të zonës së Elbasanit do të zhvillojnë një protestë qytetare ditën e nesërme, më datë 24 Maj 2026, në orën 17:00, tek Pazari i Gjove në Mjekës.

Kjo protestë organizohet kundër projektit aktual të bypass-it të Elbasanit, i cili sipas banorëve nuk parashikon hyrje dhe dalje funksionale për aksin Elbasan- Cerrik dhe fshatrat që preken drejtpërdrejt nga ky aks rrugor.

Sipas banorëve, mungesa e hyrje-daljeve e bën bypass-in pa ndikim real për jetën e përditshme të qytetarëve dhe për zhvillimin ekonomik të zonës, pasi banorët, bizneset dhe transporti i produkteve bujqësore do të vazhdojnë të përdorin të njëjtin itinerar aktual.

Zona përfshin:

- prodhim të konsiderueshëm bujqësor,
- biznese dhe fabrika aktive,
- Banjot Termale të Llixhave,
- zonën turistike të Gjinarit,
- si dhe një numër të madh banorësh që lëvizin çdo ditë për punë, shkollë dhe shërbime.

Fshatrat dhe zonat që preken nga projekti janë:
Kryezjarr, Mjekës, Tudan, Trepsenisht, Kuqan, Bujqës, Jagodinë, Muriqan, Bathës, Tregan, Kyçyk, Gurisht, Muçan, Papër, Blerimas, Shinëvlash, Bujaras, Kodër Bujaras, Shtepanj, Gostimë, Shtermen, Malasej, Thanë, Gjergjan, Gjonme dhe Kështjellë.

Kërkesa kryesore e protestuesve është:
Rishikimi i projektit dhe përfshirja e hyrje-daljeve funksionale për këtë zonë, në mënyrë që bypass-i të ketë ndikim real ekonomik, social dhe zhvillimor për banorët dhe bizneset lokale.

Ju ftojmë të jeni të pranishëm për mbulim mediatik të protestës dhe për të përcjellë shqetësimin e banorëve tek opinioni publik dhe institucionet përgjegjëse.

Data: 24 Maj 2026
Ora: 17:00
Vendndodhja: Pazari i Gjove, Mjekës – Elbasan

Faleminderit për vëmendjen dhe mbështetjen mediatike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco