Në një intervistë në emisionin “Kush Paguan” në Syri TV, me moderatoren Klaudia Karabolli, inxhinieri biomjekësor Ermand Mertenika diskutoi gjerësisht rolin dhe ndikimin e inteligjencës artificiale në fusha të ndryshme të jetës moderne.
Mertenika e përshkroi inteligjencën artificiale si një instrument tashmë të integruar në shumë sektorë, duke theksuar se ajo po sjell zhvillim të ndjeshëm në industri si media, shëndetësi dhe marketingu dixhital. Sipas tij, teknologjia ka transformuar median moderne përmes automatizimit, kamerave robotike dhe përmirësimit të cilësisë së transmetimit.
Duke u ndalur te sektori i shëndetësisë, ai theksoi se zhvillimi i inteligjencës artificiale ka ndikuar në rritjen e jetëgjatësisë së popullsisë, falë avancimeve në bioteknologji, pajisje mjekësore dhe farmaceutikë. Ai përmendi gjithashtu përparimet në kirurgjinë robotike dhe rritjen e saktësisë në diagnostikim, që kanë sjellë edhe ulje të kohës së rehabilitimit të pacientëve.
Në fushën e marketingut dixhital, Mertenika vuri në dukje se AI ka krijuar edhe profesione të reja si menaxhimi i rrjeteve sociale dhe krijimi i përmbajtjeve digjitale, duke ndryshuar mënyrën e punës në këtë industri.
Megjithatë, ai ngriti edhe shqetësimin për përdorimin e tepruar të teknologjisë, duke paralajmëruar se varësia nga inteligjenca artificiale mund të sjellë efekte anësore, përfshirë uljen e kreativitetit dhe dembelizmin në disa raste. Sipas tij, përdorimi i AI duhet të jetë i balancuar dhe “në një limit të shëndetshëm”, në mënyrë që të mbetet një mjet ndihmës dhe jo dominues mbi njeriun.
Mertenika theksoi se inteligjenca artificiale ka ndryshuar ndjeshëm mënyrën e jetesës moderne, por kërkon përgjegjësi në përdorim për të shmangur pasojat e padëshiruara.
Mertenika:
Shiko, faktikisht inteligjenca artificiale domethënë është një koncept, unë e kam përmendur deri diku, që është një instrument që tashmë është bërë dhe pjesë e jona. Ne e përdorim domethënë në çdo sektor, është shumë beneficiar, ëh, po sjell domethënë, unë po e shikoj që po sjell goxha zhvillim madhor, domethënë në sektorë të ndryshëm. Për shembull, nëse dua të prek, për shembull, fjala vjen, atë sektorin që unë e kam shumë pasion, sektori i medias. Zhvillimi i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale ka sjellur një revolucion madhor në median dixhitale, në sistemet e broadcast-it, në kamerat robotike e të tjera e të tjera, në kualitetin dhe cilësinë e kamerave. Kështu që është domethënë diçka shumë fantastike. Një tjetër gjë, ky zhvillim masiv i AI-së, sot po sjell domethënë zhvillim madhor në sektorin shëndetësor. Në sektorin shëndetësor që do të thotë, për shembull, ne, ose më saktë, sot shoqëria njerëzore apo vetë njerëzimi ka bërë të mundur rritjen e moshës mesatare.
Kjo për shkak të zhvillimit të AI-së në dy profile: në profilin e bioteknologjisë, pra në inxhinierisë biomjekësore apo pajisjeve mjekësore, dhe në profilin e farmaceutikës ose farmakologjisë, në prodhimin e medikamenteve. Kjo, me sy të qartë duket, domethënë, shumë saktë që mosha mesatare e qytetarëve është rritur. Një tjetër zhvillim madhor, do ta shikoja inteligjencën artificiale te në botën e marketingut dixital që ne do të zgjerohemi bashkarisht sot, sepse shpesh thonë çuditshëm dhe realisht, domethënë, mua më duket, ore çfarë pyetje bëni ju? Ne po na zëvendëson inteligjenca artificiale? Apo na dominon?
Është një pyetje shumë interesante që për mua, që jam i teknologjisë, duket deri diku në mënyrë indirekte, tangencialisht, po bën atë rolin suportiv, por nga ana tjetër, inteligjenca artificiale nuk mund të na dominojë, sepse ne jemi vetë ato kreatorët, domethënë, që ne e krijojmë për qëllime beneficare, për që punët të na ecin më shpejt, domethënë, të jemi sa më efektivë në biznes. Aq më tepër që inteligjenca artificiale ka krijuar dhe këtë profesionin që është shumë interesant: Social Media Manager, apo Social Media Contenter, që të rinj të ndryshëm krijojnë video, krijojnë reels-e, janë të apasionuar...
Vetë një njeri i zgjuar, ose më saktë, si mund të themi, inteligjenca, ne na e përkthen këtë, që inteligjencën artificiale, domethënë, inteligjenca natyrale, inteligjencën artificiale dhe teknologjinë ne ta përdorim, domethënë, me një, në një limit të shëndetshëm, ose më saktë të jetë sa më shumë utilitar, që mos të na kthehet në bumerang, pra në side effect. Sepse nëse ne e përdorim vazhdimisht, domethënë, është... ne bëhemi dembelë, ka dhe side effect-e të tjera. Një tjetër gjë që unë desha pak të ndërhyj, është te kjo pjesa, dua t'i rikthehem përsëri pjesës së shëndetësisë. Për shembull, para shumë vitesh nuk, shëndetësia domethënë ka qenë ndryshe në raport me atë të sotmen. Sot, se po e fus pak si një klauzolë, sot ke të bësh me kirurgji robotike, me precizion shumë të lartë, me ë saktësi shumë të lartë në diagnozë, edhe në kohë rehabilitimi të pacientit më të shkurtër. Pra, një pacient mund të bëjë një kirurgji të vështirë sot dhe mund të dali po sot, ose sot dhe mund të dali nesër. Pra, inteligjenca artificiale është bërë ajo që ka, domethënë, është ka ndryshuar frontin e jetës tonë. Por, ka dhe side effect-e, që do t'i përmendim.
© SYRI.net