SYRI TV/ Sfidat e arsimit dhe profesioni i mësuesit, takim mes sindikatave të arsimit

15:29, 20/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Në vendin tonë arsimi është hasur me problematika të shumta ndër vite. Në një takim mes sindikatave të arsimit shqiptare dhe të huaja, u diskutua mbi problematikat në arsim, ku për vendin tonë u theksua se rritja e pagave dhe politikat mbështetëse sociale për të motivuar mësuesit, janë të domosdoshme për të tashmen dhe të ardhmen e këtij profesioni.

Përfaqësues të lartë të sindikatave dhe institucioneve të arsimit shqiptar dhe të huaj, u mblodhën në një takim të përbashkët ku u diskutua mbi sfidat aktuale të arsimit. Në vendin tonë ky sektor është hasur me problematika të shumta ndër vite, të cilat kërkojnë përmirësim.

Kreu i Sindikatës së Pavarur të Arsimit në Shqipëri Nevrus Kaptelli dhe kreu i Federatës së Sindikatave të Arsimit Shpëtim Brahaj, theksuan se rritja e pagave dhe politika mbështetëse sociale për të motivuar mësuesit, janë të domosdoshme për të tashmen dhe të ardhmen e këtij profesioni.

Edhe Përfaqësues të Komitetit Evropian të Sindikatave për Arsimin, vlerësojnë se pagat e mësuesve shqiptarë nuk janë ende në nivelin e duhur, teksa shohin si problem kushtet e punës dhe emigracionin.

Në takimin mes sindikatave të arsimit u diskutua për politikat europiane në arsim, të ardhmen e profesionit të mësuesit, si dhe sfidat aktuale të arsimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco