SYRI TV/ Murtaja e Ruminantëve prek një tjetër fermë në Dajç, 110 krerë drejt asgjësimit

13:43, 20/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Murtaja e Ruminantëve në Qarkun Shkodër ka prekur edhe një fermë tjetër me dele në fshatin Mali Gjymtit të njësisë Dajç, në Shkodër.

Përgjegjësi i Shërbimit Veterinar në Shkodër, Mark Preçi, bëri me dije se janë evidentuar dy ferma të prekura me rreth 110 krerë bagëti të imta, të cilat do t’i nënshtrohen procesit të asgjësimit.

Ndërkohë, tregu i kafshëve të imta është i bllokuar dhe nuk do të lejohet lëvizja e kafshëve të imta nga ferma në fermë dhe në tregje.

Sipas Shërbimit Veterinar, ende nuk është bërë e mundur të përcaktohet origjina e infeksionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco