SYRI TV/ Çerdhe e punësimeve partiake, Posta Shqiptare në gropë financiare, drejtori njofton rritje tarifash

15:35, 18/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Zhytja e Postës Shqiptare në gropë financiare për shkak të punësimeve elektorale, do të zgjidhet nga rritja e tarifave për qytetarët. Sot Drejtori i Postës, Etjen Xhafaj u shpreh se situata është kritike ndaj dhe po rishikojnë tarifat e shërbimit. Rritja e kostos së shërbimit do të shtonte kostot edhe për pensionistët, për të cilët Etien Xhafaj u shpreh se i mban në radhë në sportele me qëllim socializimi.

Ndërsa posta shqiptare është  shndërruar në një institucion për punësime elektorale, duke krijuar një gropë financiare me humbje të mëdha, mazhoranca socialiste shikon si zgjidhje për të dalë nga kjo krizë, rritjen e tarifave dhe shtimin e barrës ndaj qytetarëve. Teksa prej kohësh, janë denoncuar punësimet partiake në postë,  administratori i saj, Etjen Xhafaj, paralajmëroi rritjen e tarifave për të kompesuar, humbjet e mëdha financiare që po shënohen vit pas viti.

Gjatë raportimin në komisionin për burimet natyrore, Etjen Xhafaj bëri edhe një  deklaratë skandaloze e qesharake, duke pretenduar se pensionistët qëndrojnë për ore të tëra në radhë, në pritje të pensioneve, për t’u socializuar me njëri tjetrin.

Rritja e tarifave postare do të prekte mijëra qytetarë që bëjnë dërgesa nëpërmjet postës, por edhe pensionistët që marrin pesnionet mujore nëpërmjet këtij institucioni. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco