Të larguar nga puna në prag të pensionit, naftëtarët e Ballshit kërkojnë arsyet se pse kompania Ani Oil Gas i ka pushuar. Ata shprehen se kanë bërë ankesë zyrtare në institucionet shtetërore dhe kërkojnë rikthimin në punë për disa vite, deri sa të mbushin moshën e pensionit. Ndërkohë kompania justifikohet se largimet nga puna janë bërë për shkak të mungesës së financimeve
Syri tv
Naftëtarët e Ballshit kanë kundërshtuar largimin nga puna nga komania ANI Oil Gas sh.a duke u shprehur se kërkojnë arsyet e pushimit nga puna. Ata shprehen se janë në prag të pensionit dhe në këtë moshë nuk kanë mundësi të nisin një punë tjetër. Naftëtarët kanë bërë ankesa zyrtare ndaj kompanisë, duke vënë në dijeni Kryeministrinë, ministrinë përgjegjëse, Inspektoriatin e Punës dhe institucionet përkatëse.
Ndërsa nga ana tjetër, drejtues të kompanisë janë shprehur se çdo veprim është kryer konform ligjit dhe rregulloreve të brendshme të kompanisë.
Sipas kompanisë vendimi lidhet edhe me moshën e punonjësve, pasi nuk mund t’i përballojnë më ritmet dhe dinamikën e punës, përveç vështirësive financiare që po kalon kompania.
© SYRI.net