Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 28-të e protestës qytetare: Edi Rama jepe dorëheqjen

SYRI TV/ Protesta - Projekti Tid në Durrës do të rishikohet - Bashkia ia hedh fajin Ministrisë

15:07, 13/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Projekti TID për rehabilitimin e zonës historike të Durrësit do të rishikohet nga Ministria e Kulturës. Këtë ua kanë komunikuar banorëve  përfaqësues të Bashkisë Durrës gjatë një takimi të zhvilluar këtë të mërkurë. Banorët akuzojnë bashkinë se po tenton ti manipulojë për qëllime elektorale

Syri tv

Përfaqësuesit e 74 familjeve banesat e të cilëve pritet të shemben në kuadër të projektit TID për rehabilitimin e zonës historike të Durrësit këtë të mërkurë protestuan para Bashkisë, teksa më pas zhvilluan dhe një takim me zyrtarët e këtij institucionit.

Bashkia e Durrësit sipas përfaqësuesve ligjorë të banorëve ia hedh topin Ministrisë së Kulturës, dhe janë shprehur se do ketë një rishikim të projektit, për të kontrolluar dhe njëherë banesat që janë në listë për të shembur.

Banorët shprehen skeptikë për këtë qëndrim të Bashkisë Durrës, duke theksuar se duan ti manipulojnë për efekt të zgjedhjeve lokale, teksa zotohen se protestat nuk do ti ndalin.

Nga ana tjetër banorët shprehen se po bëhen legalizime selektive të mbështetësve të PS në këtë zonë, që kur tu shemben banesat të kompensohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco