Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 28-të e protestës qytetare: Edi Rama jepe dorëheqjen

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

07:15, 13/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. 

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të jenë të pranishme që në orët e para të ditës deri në orët e mëngjesit në veri dhe qendër të vendit, me intensitet të ulët dhe karakter lokal.

Nga orët e mesditës deri në mbrëmje, reshjet do të përfshijnë kryesisht zonat qendrore dhe jugore, herë pas here në formën e shtrëngatave lokale.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina pritet të arrijë deri në 14 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forces 2-3 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco