Banorët në Durrës që preken nga projekti TID kanë kërkuar transparencë në lidhje me prishjen e banesave të tyre. Ata kanë kërkuar takim me kryebashkiaken por nuk janë pritur. Në deklaratat e tyre banorët thonë se do të qëndrojnë deri në fund dhe nuk do të lejojnë shembjen e banesave.
Syri TV
Ndryshimi në projekt për restaurimin e objekteve të kultit që më parë ishin klasifikuar për prishje i ka detyruar banorët që preken nga projekti TID të kërkojnë informacion dhe transparencë, në lidhje me vijimësinë e tij. Me një kërkesë të firmosur nga 20 familje i janë drejtuar bashkisë së Durrësit ku kanë kërkuar transparencë dhe theksojnë se do të kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre.
Përfaqësia e banorëve i është drejtuar Bashkisë së Durrësit për të kërkuar takim me kryebashkiaken, por edhe këtë herë kanë gjetur dyert e mbyllura. Është më e thjeshtë të takosh përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare së kryebashkiaken deklarojnë banorët.
Ndërkohë në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak, nënkryetari i bashkisë së Durrësit, Gentian Kallmi deklaroi se TID është në proces dhe do të verifikohet çdo rast, si në lidhje me vlerën, ashtu edhe procedurën e ndjekur.
© SYRI.net