Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 26-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Parashikimi i motit për sot, 11 maj 2026

Parashikimi i motit për sot, 11 maj 2026

08:15, 11/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më të theksuara në relievet malore në lindje. Përgjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites në zonën e veriut, qendër dhe relievet malore në lindje dhe jug të vendit reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Në relievet e larta malore në veri, lindje dhe jug të vendit në mënyrë të izoluar reshjet e shiut në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s e cila përgjatë vijës bregdetare dhe lugina pritet të arrijë shpejtësi deri në 17 m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 3-4 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco