Banoret e fshatit Përbreg te Kukesit, kane kundërshtuar projektin e bashkise për ndërtimin e landfillit në këtë zonë. Gjatë dëgjesës publike me kryetarin e bashkisë, banorët ngritën shqetësimin se landfilli do shkaktojë ndotje në fshat duke ndikuar në jetën e tyre. Për këtë arsye, ata u shprehen kundër dhe kërkuan që landfilli të ndërtohet në një tjetër vend.
Syri tv
Dëgjesa publike e zhvilluar nga bashkia Kukës, Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve dhe përfaqësues të AFD-së për ndërtimin e landfillit sanitar në fshatin Pëbreg është shoqëruar me debate.
Banorët e fshatit Përbreg dhe fshatrat përreth kanë kundërshtuar projektin e bashkisë. Ata thonë se ndërtimi i landfillit mund të sjellë ndotje të ajrit, tokës dhe ujërave duke ndikuar në jetën e tyre. Banorët kërkojnë që ky landfill të ndërtohet në një zonë tjetër, jo pranë banesave.
Nga ana tjetër, Lorenc Çollaku, koordinator i projektit në Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve dhe kryebashkiaku i Kukësit, Albert Halilaj thanë se landfilli do të ndërtohet sipas standardeve të Bashkimit Europian dhe se ndikimi në mjedis do të jetë zero
Landfilli sanitar i Pëbregut pritet të ketë një kapacitet prej 250 mijë metrash kub mbetje për një periudhë 25-vjeçare. Sipas studimit të fizibilitetit, projekti parashikon edhe ndërtimin e dy stacioneve transferimi në Has dhe Tropojë, me kapacitet magazinimi deri në 3 mijë ton mbetje në vit. Kjo është një nismë e miratuar më 28 dhjetor 2020 nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë, dhe nga Këshilli Bashkiak i Kukësit.
© SYRI.net