'Diaspora shqiptare në Kanada', Ruka: Një komunitet në rritje, shqiptarët synojnë gjurmë të qëndrueshme

10:12, 13/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Komuniteti shqiptar në Kanada po bëhet gjithnjë e më protagonist në jetën sociale dhe profesionale të vendit, duke u integruar me sukses në profesione nga mjekësia tek inxhinieria, por pa lënë pas sfidat e përditshme të adaptimit dhe disa tipare karakteristike që i sjellin me vete nga atdheu.

Në një intervistë të dhënë së fundmi në 'Kafe Shqeto', Blerina Ruka, kryeredaktore e “Albanian Montreal Press”, ka folur për hapat e rëndësishëm që komuniteti po hedh drejt një integrimi të plotë.

Ajo theksoi se një aktivitet kulturor i organizuar së fundmi nga “The Artest Foundation” nuk është fundi, por vetëm fillimi i një përpjekjeje më të madhe për të rritur ndikimin e shqiptarëve.

Sipas saj, synimi është që këto aktivitete të bëhen pjesë e arkivave të muzeumeve dhe universiteteve kryesore kanadeze, duke lënë një gjurmë të përhershme.

Duke folur për jetën profesionale, Ruka zbuloi se shqiptarët në Kanada kanë arritur të shkëlqejnë në fusha të ndryshme.

“Ka shqiptarë mjekë, profesorë, inxhinierë, njerëz që punojnë në shkencë, madje edhe lojtarë hokei,” tha ajo, duke shtuar se ky sukses nuk ka ardhur rastësisht, por si rezultat i punës së palodhur dhe përkushtimit.

Megjithatë, rruga e integrimit nuk është pa vështirësi. Ruka e përshkroi procesin si një “sfidë e përditshme”, ku përshtatja me gjuhën, stilin e ri të jetesës dhe kulturën e punës kërkon një impenjim serioz.

“Për të hyrë në jetë ashtu siç ne pretendojmë, duhet të marrim reformimin edhe një herë të shkollimit nga fillimi,” u shpreh ajo, duke nënvizuar sakrificat që kërkohen për të arritur majat. 

Pjesë nga biseda në studio:

“Me të thënë të drejtën, aktiviteti 25 dhe 26, i organizuar nga 'The Artest Foundation', nuk përfundon me eventin, madje aty fillojmë implikimin në komunitetin tonë, në jetën e integruar të Amerikës së Veriut, Kanadasë.

Sigurisht që sot ne po punojmë për zgjerimin e aktivitetit me synim që të bëhet pjesë e arkivave të muzeumeve të ndryshme në Kanada, Montreal dhe qyteteve të tjera kryesore, pra universiteteve në të gjithë vendin, një hap me jetën profesionale, por dhe intelektuale, të jemi të barabartë si dhe komunitetet e tjeranë Amerikën e Veriut.

Të dyja janë sfida. E para është çështja e gjuhës. Në fakt, adaptimi menjëherëshëm merr pak kohë, kuptohet sepse është një sfidë e përditshme. Ti vjen në një ambient komplet të ri.

Gjuha është e re, lifestyle-i është i ri, mënyra se si ata menaxhojnë ditën, kohën, oraret, gjithçka tjetër ngelet një sfidë e përditshme. Kam përshtypjen që ne na ndodh vullnet të pavullnetshme adoptimi i disa gjërave bazike, le të themi në jetën e përditshme.

Por për të hyrë në jetë ashtu siç ne pretendojmë, ajo kërkon një impenjim më serioz. Duhet të marrim reformimin edhe një herë të shkollimit nga fillimi, duhet të punohet shumë fort, me thënë të drejtën, me gjuhën, me kulturën e punës me gjithçka që ndodh, që ka lidhje me kërkesën e tyre për të qenë një tjetër linjë me të tjerët.

Në qytetin ku unë jetoj, në Montreal, ka një diversitet dhe kulturor që është shumë i pranueshëm. Të gjitha komunitetet e ndryshme e gjejnë veten.

Ne, brenda llojit, jemi pak kompetitivë. Ashtu vijmë në fakt, e kemi të edukuar ose të ushqyer pak edhe nga vendlindja. Megjithatë, mundohemi që secili nga ne të gjejë hapësirën e tij brenda profileve që kemi ndërmend të marrim ose atyre që kemi sjellë me vete.

Është pak e ndjeshme, por e kemi marrë në gjak këtë. Megjithatë, ka shumë arsye të tjera që ne jemi patjetër një komunitet i vetëm.

Të them të drejtën, eventi që ne organizuam, solli në vëmendje larminë e ndryshme të profesioneve që ne kemi.

Ka shqiptarë mjekë, ka shqiptarë profesorë, inxhinierë, njerëz që punojnë në shkencë, kemi lojtarë të hokeit, kemi shqiptarë të cilët sigurisht që janë pjesë e jetës së përditshme, por nuk punohet vetëm për një profil.

Ata të gjithë sjellin veten e tyre në profile të ndryshme dhe sigurisht që kjo ka ardhur dhe në falë punës. Asgjë nuk ka ardhur krejt rastësisht. Nuk jemi askush i rastësishëm në punën që bëjmë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco