Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para Kuvendit të Shqipërisë, deputetët e PS goditen me vezë nga qytetarët

Ndryshe nga trendi i tregut: Rossmann & Lala ul çmimet dhe zgjeron rrjetin në Shqipëri

Ndryshe nga trendi i tregut: Rossmann & Lala ul çmimet dhe zgjeron rrjetin në Shqipëri

08:10, 02/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një treg ku zakonisht strategjitë e rritjes lidhen me rritjen e çmimeve, rrjeti i drugstore-ve Rossmann & Lala po ndjek një qasje tjetër: zgjerim të pranisë në qytete të reja dhe njëkohësisht ulje të çmimeve në kategori të përdorura çdo ditë nga konsumatorët.

Kompania, e pranishme në Shqipëri që prej vitit 2008 si drugstore-i i parë modern në vend, operon sot me 48 pika shitjeje në Shqipëri dhe Kosovë dhe mbi 700 punonjës. Paralelisht me zgjerimin e rrjetit, Rossmann & Lala ka nisur një proces rishikimi të çmimeve në produktet e kujdesit për trupin dhe flokët, kategori që përfshijnë artikuj të përditshëm për një pjesë të madhe të konsumatorëve.

Ky zhvillim konsiderohet i pazakontë për realitetin shqiptar të retail-it, ku rritja e marzheve shpesh lidhet me rritjen e çmimeve. Strategjia e Rossmann & Lala shkon në një drejtim tjetër: rritje përmes zgjerimit të pranisë në treg dhe optimizimit të operacioneve, duke reflektuar këtë zhvillim edhe në çmime tregu për konsumatorët.

Sipas kompanisë, kjo qasje lidhet drejtpërdrejt me strategjinë afatgjatë për të qenë më pranë klientit dhe për ta bërë kujdesin personal më të aksesueshëm për një publik më të gjerë. Në këtë kuadër, pritet hapja e pikave të reja në qytete si Berat dhe Elbasan, duke zgjeruar më tej rrjetin në nivel kombëtar.

Një nga elementët që ka ndërtuar besimin e konsumatorëve ndër vite është orientimi drejt standardeve gjermane të cilësisë. Produktet që ofrohen në raftet e Rossmann & Lala vijnë nga prodhues të certifikuar ndërkombëtarë dhe ndjekin standarde gjermane të njohura për siguri dhe kontroll rigoroz në çdo fazë të prodhimit.

Me këtë strategji të kombinuar — zgjerim rrjeti dhe rishikim çmimesh — Rossmann & Lala synon të vendosë një model tjetër zhvillimi në tregun vendas: rritje përmes aksesueshmërisë dhe jo përmes rritjes së çmimeve.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco