Qytetarët në Elbasan janë të irrituar për shkak të rritjes së çmimeve të shportës. Ata shprehen se herë pas herë dalin duarbosh nga tregu pasi me rrogat dhe pensionet që kanë nuk arrijnë të marrin produktet bazë për tu ushqyer. Qytetarët tregojnë se ndihen të braktisur nga shteti, i cili nuk merr asnjë masë për këtë situatë.
SYRI TV
Përveç çmimit të rritur të karburantit qytetarët në Elbasan janë duke vuajtur rritjen e çmimeve të produkteve bazë të shportës. Sipas tyre kjo është e pa pranueshme e se nuk po ia dalin dot te plotesojne te treja vaktet.
Të përballur me këtë rritje të menjëherëshme të cmimeve ata shpesh detyrohen të dalin duar bosh nga tregu i fruta perimeve pasi nuk mund t'i blejnë dot, teksa tregojnë se ndihen të braktisur nga qeveria
Ata që preken më shumë nga kjo rritje janë mosha e trete të cilët thonë se me pensionin që marin nuk mund të përballojnë më asgjë e ne anën tjetër nuk kanë pasur asnje shpjegim për këto çmime.Në anën tjetër tregtarët në tregun e fruta perimeve shprehen jashtë kamerave se kjo situatë ka ardhur si pasojë e rritjes së cmimit të karburantit e po shkakton nje braktisje të tregut nga blerësit.
© SYRI.net