SYRI TV/ Patos Fshat, banorët kërkojnë Xhami: Nuk mund të falim namazet

14:43, 17/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banorët e Patosit Fshat në bashkinë Patos, kërkojnë një xhami të shprehin dhurimin ndaj zotit. Sipas banorëve, dikur fshati ka pasur faltore, por ajo është dëmtuar ndër vite, ndërsa sot si shenjë e ekzistencës së saj është vetëm minarja.

Syri TV

Në këtë muaj të Ramazanit, banorët në Patos Fshat, tregojnë se për të kryer ritet e faljes shkojnë n fshatra të tjerë.

Banorët kërkojnë që aty ku dikur ka qenë xhamia, ku tashmë ekziston vetëm minarja, të ndërtohet objekti i ri që do t`u mundësonte besimtarëve të kryejnë adhurimin ndaj zotit me dinjitet.

I pyetur për këtë problem, myftiu i xhamisë Fier Mikele Azizolli ka pohuar se çështja mund të zgjidhet, por fillimisht është e nevojshme që vetë banorët të organizohen, të mbledhin firma dhe të paraqesin një kërkesë zyrtare për ndërtimin e xhamisë. Kjo kërkesë nga ata nuk është bërë. Fshati e dimë që nuk ka xhami sikundër dimë që ka fshatra me xhami por janë mbyllur sepse nuk ka besimtarë.  Megjithatë, deri më tani një kërkesë e tillë nuk është dorëzuar për ndërtimin e një xhamie të re çka ka bërë që situata të mbetet e pazgjidhur dhe besimtarët të vijojnë të përballen me të njëjtat vështirësi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco