SYRI TV/ Izolimi i juglindjes, goditje turizmit në Korçë, asnjë strukturë e prenotuar në Dardhë

20:21, 25/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shembja e rrugës tek zona e Arrave të Gurrës në Librazhd veç izolimit total të juglindjes, ka sjellë dhe një goditje të fortë për turizmin në të gjithë qarkun e Korçës. Në fshatin turistik të Dardhës të gjitha strukturat akomoduese nuk kanë asnjë rezervim, ndërsa në qytetin e Korçës rezervimet po anulohen masivisht. Operatorët turistik kanë raportuar se nësë situata vazhdon këtu do përballen me humbje të mëdha ekonomike.

SYRI TV

Shembja e rrugës në zonën e Librazhdit ka sjellë një goditje të menjëhershme për turizmin në juglindje të vendit. Në Korçë situata paraqitet alarmante, teksa ne fshatin turistik të Dardhës aktualisht nuk ka asnjë rezervim, ndërsa edhe ato pak prenotime që ishin konfirmuar për ditët në vijim janë anuluar

Sipërmarrësit shprehen se pasiguria në qarkullim dhe devijimet e gjata kanë dekurajuar turistët, të cilët kanë zgjedhur të anulojnë udhëtimet drejt zones. Hotelet  dhe restorantet shprehen se ka anulime të njëpasnjëshme dhe mungesë prenotimesh të reja. Nëse situata vijon e tillë  operatorët paralajmërojnë për humbje të mëdha ekonomike dhe vështirësi serioze për mbijetesën e shumë bizneseve.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco