VIDEO/ Paralizohet juglindja - Të bllokuar që prej orës 13.00, qytetares i bie të fikët

19:43, 21/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Që prej orës 13.00 të së shtunës, qytetarët e juglindjes që duan të udhëtojnë drejt Tiranës, po sorollaten nga autoritetet rrugore dhe Policia, në pamundësi për të mbërritur në kryeqytet.

Teksa e gjithë Juglindja është paralizuar, për shkak të mbylljes së aksit nacional Librazhd-Pogradec, devijimi i automjeteve dhe drejtuesve të tyre drejt aksit Maliq – Lozhan – Moglicë – Gramsh, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas, vetëm sa ka konfuzuar më tej qytetarët.

Një prej tyre tregon se si po sorollatet që prej orës 13.00 dhe deri më tani nuk ka gjetur asnjë zgjidhje për të arritur në Tiranë.

‘U k5thyem nga rruga dhe sot ka qenë katasrofë e vërtetë. Policia na tha shkoni drejt Moglicës, dhe ende jam në Qukës e nuk di ku do të shkoj sonte. Kam që në orën 13.00 dhe është ora 19.00 dhe unë ende nuk di se ku do që qëndroj. S’kemi asnjë informacion as nga Policia’, shprehet qytetari.

Një tjetër qytetare u ka kërkuar llogari uniformave blu, lidhur me kaosin e krijuar, ndërsa autoritetet policore heshtin përballë saj për t’i dhënë sqarimet e nevojshme. Po e gjithë situata ka agravuar, çka ka bërë që gruas t’i binte të fikët përpara Policëve që qëndronin përballë saj.

‘Ku të shkoj, më dërgoni, nuk mundem më...’

Më herët, ARRSH ka njoftuar bllokimin e plotë të qarkullimit në aksin rrugor Librazhd–Pogradec, ndërsa kanë informuar qytetarët se ky segment do të jetë i pakalueshëm deri në një njoftim të dytë.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur në pikat: Kryqëzimi Qafë Thanë, Kryqëzimi Qafë Plloçë dhe Kryqëzimi i Maliqit, ku po orientojnë drejtuesit e mjeteve.

Qarkullimi për mjetet deri në 3.5 ton do të devijohet në aksin Maliq – Lozhan – Moglicë – Gramsh, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.

Mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusët nuk lejohen të qarkullojnë.

Do të lejohen të kalojnë vetëm ambulancat, shërbimet zjarrfikëse dhe mjetet e Policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco