Pas njoftimit zyrtar nga Prefektura e Qarkut Korçë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar për bllokimin e plotë të qarkullimit në aksin Librazhd–Pogradec, është vënë re një fluks i shtuar automjetesh në drejtim të Tiranës.
Drejtuesit e mjeteve po orientohen drejt itinerarit alternativ Maliq–Lozhanë–Moglicë–Gramsh, i cili aktualisht po përballon një volum të lartë qarkullimi. Megjithatë, ky segment rrugor paraqet dëmtime në disa pjesë të trupit të rrugës, duke e bërë lëvizjen më të ngadaltë dhe të vështirë.
Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në terren për të menaxhuar situatën dhe për të orientuar qytetarët, ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusët nuk lejohen të qarkullojnë.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal, të respektojnë sinjalistikën dhe të planifikojnë lëvizjet e tyre, duke marrë parasysh fluksin e shtuar në drejtim të kryeqytetit.
© SYRI.net