'Udha e Kryqit' e banorëve të fshatit Baks-Rrjoll, Famullitari i Velipojës: 300 vite në këtë vend e sot ju thuhet jeni në tokë të huaj

15:08, 21/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Teksa kanë hyrë në javën e tretë të protestës së tyre kundër ndërtimit të resortit turistik në zonë, banorët e fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë organizuan “Udhën e Kryqit”.

Një ritual tradicional që bëhet në periudhën e Kreshmëve, duke i paraprirë Pashkës. Banorët kërkuan përsëri drejtësi për problematikën e tyre.

Të shqetësuar nga situatat e krijuara në Baks-Rrjoll, edhe drejtuesit e kishës katolike kishin një mesazh për banorët dhe për drejtësinë.

Dua ti bëj thirrje institucioneve duke parë protestat paqësore të banorëve. Shpresoj që institucionet duhet të kuptojnë që ju nuk jeni gur që rrokullisen nga mali, apo rëra që merr era. Jeni 300 vite në këtë vend e të mësoni se sot paskeni qenë në tokë të huaj këtë nuk e beson askush. Zoti na ndihmoftë të fitojmë të drejtën tonë' tha Marjan Gega, famullitari i Velipojës

Banorët ecin me kryqin në krah, duke kujtuar sakrificën e Jezu Krishtit, por edhe me lutje për familjen, jetën dhe të ardhmen e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco