Punime pa standarde/ Ndalohet kalimi i autobusëve dhe mjeteve të rënda në aksin nacional Librazhd-Pogradec

10:20, 21/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Reshjet e shiut kanë nxjerrë në pah punimet e dobëta në rrugët kombëtare. Ata kanë pësuar dëmtime serioze duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Në aksi nacional Librazhd-Pogradec, në vendin e quajtur 'Arrat e Gurrës' çarjet e vjetra dhe ato të reja në trupin e rrugës janë thelluar ndjeshëm ditët e fundit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar sot ndalimin e qarkullimit të mjeteve me tonazh të rëndë dhe autobusëve pas përkeqësimit të situatës nga rrëshqitja e dheut në aks.

Segmenti përbën një lidhje kyçe mes Lindjes dhe Juglindjes së vendit.

Njoftimi i ARRSH:

Në vijim të njoftimit të mëparshëm për aksin Librazhd-Pogradec vendi i quajtur Arrat e Gurrës, ju informojmë se situata në vendin e rrëshqitjes është agravuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit.

Pas vlerësimit në terren, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në koordinim me Policinë e Shtetit, njofton se:

Do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe i autobusëve në këtë segment, deri në një njoftim të dytë, për arsye sigurie.

U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë dhe operatorëve të transportit të shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugë alternative, deri në stabilizimin e plotë të situatës.

Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të rrugës. Çdo masë e marrë ka si qëllim të vetëm garantimin e sigurisë së jetës dhe parandalimin e incidenteve të mundshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco