SYRI TV/ Punimet pa standarde dëmtojnë rrugët e reja, dëmtohet aksi Librazhd–Pogradec

17:04, 20/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Reshjet e shiut dhe punimet pa standarde kanë shkaktuar dëmtime serioze në disa akse kombëtare. Rruga Librazhd–Pogradec, segmenti Maliq– Lozhan–Strelcë dhe aksi Vllahinë–Poçem kanë pësuar çarje dhe rrëshqitje vetëm pak kohë pas ndërtimit. Banorët shprehen të revoltuar, ndërsa Autoriteti Rrugor paralajmëron rrezik për sigurinë e qytetarëve.

Si pasojë e reshjeve të shiut dhe punimeve të dobëta, disa rrugë kombëtare  kane pësuar dëmtime serioze duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Rruga Librazhd-Pogradec në vendin e quajtur Arrat e Gurrës ka pësuar çarje disa metra thellësi dhe anësore. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se situata është e pasigurt, ndaj njëra korsi është bllokuar dhe qarkullimi bëhet i kufizuar. Banorët shprehen të revoltuar, duke e cilësuar gjendjen si katastrofë dhe theksojnë se rreziku shtohet akoma me shume gjate natës dhe motit te keq.

Dëmtimi i rrugës vetëm pak kohë pas përfundimit të punimeve ngre dyshime serioze mbi cilësinë e investimit dhe zbatimin e projektit. Ndërkohë  tre ditë me parë në kilometrin e 13-të të aksit u regjistruan dëmtime të konsiderueshme, përfshirë shembjen e një muri pritës dhe lëvizje të theksuara të dherave.

Çarje serioze të asfaltit mespermes rruges ka pesuar edhe aksi Vllahinë–Poçem. Demtimi saj vetem dy vite pas ndërtimit, nxjerr në dukje punimet pa standarde.

Tre rrugët e dëmtuara, të ndërtuara kohët e fundit, shtojnë dyshimet mbi cilësinë e projekteve infrastrukturore të urdhëruara nga Ministria e Infrastruktures se Energjise, drejtuar nga Belinda Balluku, e cila është marrë pandehur për të tjera projektë korruptive dhe SPAK kërkon arrestimin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco