Rruga Vllahinë–Poçem, një aks i rëndësishëm që lidh disa zona në qarkun e Vlorës, ka pësuar dëmtime të konsiderueshme vetëm dy vite pas përfundimit të punimeve.
Siç raportojnë banorët dhe shoferët që e përdorin këtë rrugë, asfalti ka çarje të gjata dhe të thella në disa segmente, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve dhe rritur rrezikun e aksidenteve.
Shumë prej këtyre dëmtimeve duket se lidhen me cilësinë e materialeve të përdorura dhe mënyrën e punimeve, ndërsa rruga që u promovua si një investim i rëndësishëm për zonën, tashmë paraqet shqetësim për qytetarët.
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet lokale dhe qeveria për riparime, duke paralajmëruar se nëse nuk merren masa, dëmtimet mund të thellohen dhe të rrezikojnë jetën e përdoruesve të rrugës.
© SYRI.net