'Rikthehen përmbytjet në Durrës', gazetarja: Vetëm 4 nga 14 kanalet në Durrës janë pastruar

10:18, 20/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Reshjet e dendura të shiut kanë rikthyer përmbytjet dhe problematikat në disa qytete të vendit.

Gazetarja e terrenit raporton për Syri Televizion se situata paraqitet më e rënduar në Durrës, ku prezenca e ujit është e dukshme në zona të ndryshme, veçanërisht pranë stadiumit.

Uji ka depërtuar brenda disa bizneseve që ndodhen në rrugët kryesore, ndërkohë që deri më tani nuk raportohen denoncime nga banorët për përmbytje të ambienteve të brendshme të banesave.

Burimi kryesor i kësaj situate problematike mbetet gjendja e kanaleve kulluese.

Nga vëzhgimet në terren, konstatohet se nga 14 kanale sekondare, të cilat shkaktuan edhe përmbytjet e 6 janarit, vetëm katër prej tyre janë pastruar.

LEXO EDHE: PAMJE/ Përmbytet Durrësi, rrugët dhe lagjet përreth stadiumit nën ujë

Konkretisht, është ndërhyrë në kanalin e madh tek Ura e Dajlanit, në kanalin e zonës së Kënetës dhe atë të Shkozetit.

Pjesa tjetër e kanaleve në qytetin e Durrësit mbeten ende të papastruara, duke përbërë një rrezik të vazhdueshëm për përmbytje sa herë që ka reshje intensive.

Deklarata për Syri TV:

"Në fakt nga vëzhgimi në terren me ndihmën e operatorit të shumë kanale sekondare, pra janë gjithsej 14 kanale të cilët kanë sjellë përmbytjet e fundit në qytetin e Durrësit për mosfunksionimin e hidrovit dhe shkaktoi përmbytje pikërisht të shumta me datën 6 janar në qytetin e Durrësit.

Janë pastruar vetëm katër nga këta kanale, pikërisht kanali i madh tek ura e Dajlanit ku ka pasur dhe shembje të disa banesave dhe shumë zonave në shumë probleme në atë zonë.

Ndërkohë theksojmë se problematike është pastruar edhe kanali i zonës së Kënetës dhe zonës së Shkozetit. 

Ndërkohë kanalet e tjera në qytetin e Durrësit nuk janë të pastruara"
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco