Dëmtohet sërish aksi Librazhd-Pogradec, rrëshqitje dhe çarje të reja në rrugë

Dëmtohet sërish aksi Librazhd-Pogradec, rrëshqitje dhe çarje të reja në rrugë

19:17, 19/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përgjatë aksit nacional Librazhd-Pogradec ka pasur sërish problematika.

Drejtuesit e automjeteve rekomandohen të tregojnë kujdes të shtuar përgjatë këtij aksi, kjo për shkak se janë konstatuar çarjet e vjetra dhe të reja të thelluara akoma më shumë.

Duke nisur nga kjo e enjte, 19 shkurt, autoritetet kanë kufizuar lëvizjen me vetëm një korsi në vendin e rrëshqitjes, duke vendosur semafor për disiplinimin e trafikut.

Në vijim, do të merren masa për realizimin e një korsie tjetër provizore në të majtë të trupit të rrugës, për të siguruar qarkullimin e mjeteve me dy sense.

Situata e rëndë me rrugët që po ndërtohen, kryesisht në të ashtuquajturin ‘Korridori i VIII’, po bëhen problematike për drejtuesit e automjeteve dhe udhëtarëve, për shkak të radhëve të gjata kilometrike që krijohen në këtë aks që nga nisja e punimeve.

Ndërkohë në fillim të këtij muaji, dhjetëra persona u bllokuan te “Kthesa e Dragostunjës”  në aksin Librazhd-Qafë Thanë,për shkak të gurëve që ranë në rrugë. Aksi Elbasan-Qafë Thanë prej disa orësh mbeti totalisht i bllokuar, duke lënë në pritje dhjetëra persona të cilët gjendeshin në rrugë në momentin kur masivi i dheut dhe gurëve ranë në aks.

Njoftimi:

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se në aksin Librazhd-Pogradec, është paraqitur një situatë e pasigurt për përdoruesit e rrugës, kjo për shkak se janë konstatuar çarjet e vjetra dhe të reja të thelluara akoma më shumë.

Në këto kushte, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se ka ndërmarrë menjëherë masat paraprake emergjente për parandalimin e aksidenteve të mundshme.

Duke filluar që sot, në koordinim dhe me Policinë e Shtetit, do të ketë kufizim të lëvizjes me një korsi në vendin e rrëshqitjes, duke vendosur semafor për disiplinimin e trafikut.
Në vijim, do të merren masa për realizimin e një korsie tjetër provizore në të majtë të trupit të rrugës, për të siguruar qarkullimin e mjeteve me dy sense.

Autoriteti Rrugor Shqiptar thekson se kërkohet mirëkuptimi i drejtuesve të mjeteve si dhe të banorëve të zonës, për këtë ndërhyrje në rrugë dhe kufizimin e lëvizjes në këtë segment, por që vlerësohet e domosdoshme për sigurinë rrugore

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco