Përmbytje në Himarë, përroi del nga shtrati dhe uji futet në Komisariatin e Policisë

Përmbytje në Himarë, përroi del nga shtrati dhe uji futet në Komisariatin e Policisë

12:45, 06/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Reshjet e shiut me intensitet të lartë që kanë rënë në jug të vendit, veçanërisht në qytetin e Himarës, kanë shkaktuar daljen nga shtrati të përroit që kalon në mes të qytetit.

Si pasojë, janë përmbytur rrugë periferike, ndërsa uji ka depërtuar edhe në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë.

Në katin e parë të këtij institucioni ka hyrë ujë, ndërkohë që efektivët e policisë kanë ndërhyrë duke ngritur pajisjet nga toka për t’i shpëtuar nga dëmtimi.

Situata vijon të mbetet problematike, pasi reshjet kanë qenë intensive dhe të pandërprera.

FOTO GALERI

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco