E premtja nis me përkeqësim të motit në Durrës, pritet intensitet i lartë i reshjeve

E premtja nis me përkeqësim të motit në Durrës, pritet intensitet i lartë i reshjeve

22:11, 05/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dita e nesërme pritet të shoqërohet me reshje intensive shiu në qytetin e Durrësit.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për periudhën 06 shkurt 2026 deri në 10 shkurt 2026, parashikohen reshje shiu me intensitet të lartë në territorin e Qarkut Durrës. Gjë e cila mund të shkaktojnë vështirësi dhe problematika në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak thotë se nisur nga situatat e mëparshme që reshjet intensive kanë shkaktuar mbi banesat, bizneset, infrastrukturën dhe jetën e përditshme të qytetarëve, është e domosdoshme që të gjitha strukturat përgjegjëse të tregojnë gatishmëri maksimale, përgjegjësi institucionale dhe bashkëpunim të vazhdueshëm.

Në kuadër të kësaj, kërkohet marrja e masave parandaluese dhe monitorimi i vazhdueshëm i situatës në terren.

Gjithashtu duhet të bëhet menjëherë raportimi i çdo problematike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco