Shoqata e Gazetarëve të Vlorës dënon dhunën fizike ndaj gazetarit të Syri TV: Autori, punonjës i bashkisë

Shoqata e Gazetarëve të Vlorës dënon dhunën fizike ndaj gazetarit të Syri TV: Autori, punonjës i bashkisë

20:32, 04/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shoqata e Gazetarëve të Vlorës ka reaguar sot duke dënuar fort çdo veprim që kërkon të pengojë punën e medias në qytet. Marrë shkas nga një situatë të paprecedentë të ndodhur ditën e sotme, ku gjatë procesit të punës, disa gazetarë të qytetit të Vlorës, përfshirë kolegun Gentian Këllçiu, gazetar i Syri TV, janë dhunuar, fyer, kërcënuar dhe intimiduar për shkak të detyrës, Shoqata i kërkon institucioneve që të ndërhyjnë menjëherë dhe të reagojnë ndaj këtij akti të dhunshëm.

Në ngjarjen që ndodhi gjatë protestës së punonjësve të Ndërmarrjes së Gjelbërimit, kur gazetarët po raportonin mbi situatën, shtetasi A. H. ka goditur fizikisht gazetarin Këllçiu, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Po ashtu, ai ka fyer dhe kërcënuar edhe gazetarët e tjerë të pranishëm. Shoqata e Gazetarëve të Vlorës theksoi se ky akt dhune është një tentativë e dështuar për të mbyllur gojën e medias dhe për të penguar informacionin e rëndësishëm që gazetarët ofrojnë për qytetarët.

Në reagimin e saj, Shoqata e Gazetarëve dënoi jo vetëm aktin e dhunës, por edhe reagimin e cunguar institucional që ka pasuar. “Pavarësisht çdo përpjekjeje për të ndaluar raportimin e ngjarjeve dhe çështjeve të rëndësishme për qytetarët, interesi i medias dhe i gazetarit është të shërbejë për publikun dhe për ato shtresa që kanë nevojë për zërin e medias,” theksoi Shoqata. “Dhunuesit mund të tentojnë të frikësojnë, por gazetarët do të vazhdojnë të raportojnë dhe do të ngrejmë zërin edhe për ata që duan ta mbyllin.”

Përfundimisht, Shoqata e Gazetarëve të Vlorës ka bërë thirrje për një mbrojtje të fortë të lirisë së shtypit dhe ka siguruar se ky akt dhune nuk do të ndalë angazhimin e gazetarëve për të informuar dhe për të pasqyruar ngjarjet në qytet.

Reagimi:

Shoqata e Gazetarëve të Vlorës reagon sot duke dënuar fort çdo veprim që kërkon të pengojë punën e medias në qytet. 

Marrë shkas nga një situatë e paprecedentë e ndodhur ditën e sotme, ku gjatë procesit të punës, teksa gjendeshin duke raportuar mbi protestën e punonjësve të Ndërmarrjes së Pastrimit, disa prej gazetarëve të qytetit të Vlorës janë dhunuar, fyer, kërcënuar dhe intimiduar për shkak të detyrës. 

Sot, një shtetas, punonjës i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, ka dhunuar fizikisht kolegun Gentian Këllçiu, ka fyer e kërcënuar edhe gazetarët e tjerë prezentë.

Mbi këtë ngjarje, që është veçse një tentativë e pasuksesshme për të mbyllur gojën, dënojmë jo vetëm individin që kryen aktin e dhunimit, por edhe reagimin e cunguar institucional. 

Pavarësisht dëshirës së shprehur, nëpërmjet akteve të dhunës, për të ndaluar trajtimin dhe transmetimin e çështjeve të caktuara, ajo që mbetet e patjetërsueshme është se :për gazetarin prevalon interesi i qytetarëve, mbi të gjitha shtresave që kanë nevojë për zërin e medias. 

Gazetarët kanë për detyrë të raportojnë mbi ngjarjet e qytetit dhe, për cilindo që kërkon të pengojë këtë mision, mund t’u themi me bindje: Nuk do të keni sukses!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco